Ermal Meta ndez Sheshin “Skënderbej

 Këngëtari i famshëm shqiptar Ermal Meta erdhi mbrëmjen e kësaj të premte me një koncert për të gjithë adhuruesit e tij të cilët kishin mbushur Sheshin “Skënderbej”. Fillimisht ishin Marsela Çibukaj, Vitmar Basha dhe Eugent Bushpepa që ndezën skenën duke kënduar disa prej hiteve të tyre dhe më pas e gjithë skena iu la fituesit të Sanremos, Ermal Meta që solli një eksperiencë të paharrueshme.
 I pranishëm ishte dhe ambasadori italian në vendin tonë, Alberto Cutillo, i cili teksa falenderoi Ermal Metën, vlerësoi edhe kryebashkiakun Erion Veliaj.
Ndërsa kryebashkiaku Veliaj theksoi se Ermal Meta është shembulli për të kuptuar në fakt që miqësia mes popujve, Shqipërisë dhe Italisë, është miqësi mes njerëzve.  Ai tha se Ermal Meta përfaqëson ata të rinj shqiptarë të cilët ia kanë dalë që falë punës dhe talentit të tyre të arrijnë suksesin.
Këtë verë Tirana do të jetë stacioni i yjeve të muzikës botërore. Të dielën Sheshi “Skënderbej” do të digjet sërish nga energjia e Kidës dhe që do të kulmojë me performancën e shumëpritur nga gjithë shqiptarët të këngëtares me famë botërore, Rita Ora.

Aktualitet

Archives