“Cristiano Ronaldo dëshiron që të rikthehet tek Manchester United”

MANCHESTER, UNITED KINGDOM - MARCH 19: Cristiano Ronaldo of Manchester United celebrates as he scores their second goal during the Barclays Premier League match between Manchester United and Bolton Wanderers at Old Trafford on March 19, 2008 in Manchester, England. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Cristiano Ronaldo dëshiron që të luajë sërish për Jose Mourinhon dhe të rikthehej tek Manchester United, të paktën kështu pretendon ish-tekniku i Real Madrid, Fabio Capello.

Ylli portugez ka dhënë sinjale largimi me komentet që shprehu pas triumfit në Ligën e Kampioneve.

“Ishte bukur të qëndroja në Madrid”, kjo ishte deklarata e CR7 ku vuri në pikëpyetje të ardhmen e tij. Nëse do të largohej, atëherë vendi ideal për Ronaldon do të ishte “Old Trafford”, ‘shtëpia’ ku ai u bë i njohur.

Capello beson se një marrëveshje mund të ndodhë këtë verë.

“Unë besoj se Cristiano Ronaldo dëshiron të rikthehet tek Manchester, për të luajtur për United dhe të trajnohet nga bashkëkombasi i tij, Mourinho”, u shpreh italiani për Sky Sport Italia.

Ndërkohë ish-trajneri i kombëtares italiane shprehet se Reali do ta ketë të vështirë ta zëvendësojë Ronaldon.

“Real Madrid do të duhet të gjejë një zëvendësues të denjë për të qenë i aftë shënojë sa Ronaldo. I vetëm emër i mundshëm për momentin është ai i Robert Lewandowskit”, shtoi Capello.

Aktualitet

Archives