Erdoğan: Reforma gjithëpërfshirëse në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se urdhri që kufizon fatin e njerëzimit në fjalën e pesë vendeve “nuk është i qëndrueshëm”, si dhe ka kërkuar një reformë “gjithëpërfshirëse” në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Rendi aktual, i cili mban në kurth fatin e njerëzimit midis buzëve të pesë vendeve, nuk është i qëndrueshëm. Ekziston një nevojë urgjente që Këshilli i Sigurimit të reformohet me një mirëkuptim gjithëpërfshirës”, tha presidenti Erdoğan në një darkë iftari të organizuar me ambasadorë dhe diplomatë të huaj në Ankara.

Erdoğan tha se Türkiye po “korr përfitimet” e politikës së saj të jashtme sipërmarrëse dhe humanitare, me disa vende që nxitojnë t’i japin ndihmë Türkiyes pas tërmeteve të 6 shkurtit në jug të vendit.

Lidhur me luftën e Rusisë ndaj Ukrainës, presidenti Erdoğan shprehu besimin në mundësinë për të “ruajtur një paqe të drejtë që do t’i lejojë të dyja palët të kenë një dalje të ndershme dhe që do ta nxjerrë rajonin tonë nga vorbulla në të cilën është tërhequr”.

Erdoğan po ashtu tha se Türkiye është e vetëdijshme për “lojërat me fjalë, dinakërinë diplomatike dhe ushtarake”, si dhe pohoi se vendi i tij po i ndjek nga afër ato.

Në lidhje me sulmet e fundit ndaj librit të shenjtë Kuranit në vendet evropiane, Erdoğan tha se është e papranueshme dhe tha se “ky është një krim i qartë i urrejtjes”.

“Këto mizori jo vetëm që ofendojnë afër 2 miliardë njerëz, por edhe i çojnë ata në zemërim, duhet të ndërpriten menjëherë”, tha presidenti turk.

Aktualitet

Archives