Erdogan: Në Shqipërinë e goditur nga tërmeti do të ndërtojmë 500 banesa

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka folur në ceremoninë e hedhjes së themelit të Katedrës Recep Tayyip Erdogan të Universitetit Marmara në Maltepe të Stambollit.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan reagoi ndaj Presidentit francez Emmanuel Macron, i cili tha se ka ndodhur vdekja e trurit të NATO-s.

“Fillimisht ju kontrolloni vdekjen e trurit tuaj”, deklaroi Erdogan.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka folur në ceremoninë e hedhjes së themelit të Katedrës Recep Tayyip Erdogan të Universitetit Marmara në Maltepe të Stambollit.

Kreu i shtetit turk në fjalën e tij tha se disa vende, të cilat janë mësuar të fitojnë çdoherë, nuk mund të tolerojnë përpjekjet e Turqisë për të mbrojtur të drejtën, ligjin dhe sovranitetin e saj, ndërsa reagoi edhe ndaj fjalëve të Presidentit Macron të bërë në lidhje me operacionin “Burimi i Paqes” që Turqia ndërmerr në veri të Sirisë kundër organizatës separatiste terroriste YPG/PKK, se Turqia nuk duhet të pret solidarizim nga aleatët në NATO.

“Shohim se numri i atyre, të cilët kanë problem me tretjen në lidhje me Turqinë, po vjen duke u rritur çdo ditë e më shumë. Shembulli i fundit janë debatet që u jetuan në NATO. Disa vende, të cilat janë mësuar të fitojnë çdoherë, nuk mund të tolerojnë përpjekjet e Turqisë për të mbrojtur të drejtën, ligjin dhe sovranitetin e saj. Deklaratat e fundit të Presidentit Francez janë një shembull i këtij botëkuptimi të cekët të sëmurë. Macron thotë se ‘ka ndodhur vdekja e trurit të NATO-s’. I nderuari Macron, të drejtohem nga Turqia, këtë do të them edhe në NATO, fillimisht ju kontrolloni vdekjen e trurit tuaj. Sepse këto deklarata i përshtaten vetëm atyre si ju që patën vdekjen e trurit. Pikë së pari ju nuk i përmbushni obligimet tuaja ndaj NATO-s. Ju as nuk i paguani paratë që duhet t’i paguani NATO-s, por kur bëhet fjalë për lëvdata, atëherë ju lavdëroheni”, bëri të ditur Erdogan.

Aktualitet

Archives