Ekrani te fëmijët, studimet: më keq ndikon cilësia e përmbajtjes se koha e kaluar në të

Përdorimi i palimituar i pajisjeve “smart”, por edhe përmbajtja e pakontrolluar, mund të ndikojë negativisht te suksesi i fëmijëve në shkollë, thonë kërkime të reja.

Studimi, i kryer nga Universiteti Jaume I në Castellon, Spanjë, analizoi zakonet e gati gjysmë milioni fëmijëve në të gjithë globin.

Dr Mireia Adelantado-Renau, autorja kryesore e studimit, tha se koha e tepruar në televizion tek fëmijët “është treguar se ul vëmendjen dhe funksionimin kognitiv, dhe rritë problemet e sjelljes dhe zakonet jo të shëndetshme të ngrënies.

Gjetjet treguan se jo domosdoshmërish sasia e kohës në ekranit, por më tepër cilësia e përmbajtjes, ndikon në performancën akademike.

Studiuesit rishikuan 58 studime ekzistuese nga 23 vende që përfshinin 480,000 të rinj nën moshën 18 vjeç.

Ekipi gjithashtu bashkoi të dhëna nga 30 prej këtyre studimeve, përfshirë 106,000 pjesëmarrës, të cilët krahasuan përdorimin e mediave në ekran dhe performancën akademike.

Performanca akademike u mat duke analizuar gjuhën e pjesëmarrësve, aftësinë matematikore dhe rezultatet e përgjithshme.

Për qëllimin e studimit, koha e ekranit përfshinte shfletimin në internet, përdorimin e telefonit celular, shikimin e televizionit dhe video-lojërat.

Sipas gjetjeve, koha e përgjithshme e kaluar në ekrane, përfshirë telefonat mobil, nuk ka ndikuar negativisht në performancën akademike.

Sidoqoftë, koha e kaluar posaçërisht në video-lojëra ishte e lidhur me rezultate më të ulëta, ndërsa televizioni individualisht dukej se ndikonte negativisht në aftësitë e gjuhës dhe të matematikës.

Studiuesit gjithashtu sugjeruan që këto aktivitete të bazuara në ekran kishin një efekt më të madh tek adoleshentët sesa fëmijët. /tesheshi.com/

Aktualitet

Archives