Djegia e mandateve të opozitës, Nishani: Faktori ndërkombëtar ndikoi pozitivisht

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani pohoi se djegia e mandateve nga ana e opozitës përbën një akt të paprecedent, por, sipas tij, është një ngjarje jo e papritur për shkak se shoqëria shqiptare ka hyrë në një ngecje totale. Kjo krizë, sipas tij, vjen për shkak të krizës politike, institucionale e kushtetuese.

“Kemi një krizë të thellë ekonomike e mbi të gjitha kemi një krizë sociale që shprehet në mungesën e besimit të shoqërisë që reflektohet në një hemoragji të rinisë, jemi në një situatë që opozita mori këtë vendim të dorëzimit të mandateve”, tha Nishani në një studio televizive.

“Duke u eleminuar të gjitha hapësirat vjen momenti i reagimit ‘in extremis’, që opozita të ikte nga fasada, dhe shkon për të kërkuar zgjidhje te reagimi qytetar”, tha Nishani.

Sipas tij, faktori ndërkombëtar ka ndikuar pozitivisht në marrjen e këtij vendimi.” Së pari, faktori ndërkombëtar ka anën formale dhe jo formale. Ka disa kode që duhen resptuar, por ka edhe qasje që komunikojnë direkt me opinionin publik”, tha Nishani.

Ai përmendi dy momente që janë thelbësisht të rëndësishme.

“Parlamenti Europian ngarkoi një mekanizëm për të investiguar problemet e zgjedhjeve në Shqipëri e në përgjithësi në Ballkan.  Investigimi gjeti se janë blerë zgjedhjet, por në Shqipëri gjetja ishte 20 % e votave janë blerë. Pas një periufhë kohe kishim Zërin e Amerikës, që nuk është radio-televizion privat, por financohet nga Kongresi Amerikan, që i bërit të ditur publikut që 20 përqindëshin e blenë grupet kriminale që janë financuar kesh apo me kontrata droge nga qeveria”, tha Nishani.

Ai foli edhe për dhunën në protestat e opozitës duke u fokusuar tek përdorimi I gazit lotsjellës nga ana e policisë, reagimin e së cilës e quajti sjellje jo proporcionale.

“Sot brenda policisë, ka situatë problematike, ka dekurajim nga mënyra sesi shteti po e përdor policinë”, tha ai.

Sa i takon një marrëveshjeje politike, Nishani u shpreh se presidenti Meta do të ishte i gatshëm të lehtësojë një marrëveshje të tillë. Nishani dha pëvojën e tij si president kur tha se kishte mirëpritur bisedimet për marrëveshjen e vitit 2017.

“Sot populli ka përballje me kryeministrin e vendit. Opozita ka një angazhim me popullin opozitar”, tha ai, duke iu përgjigjur pyetjes nëse opozita do të asgjësohet me këtë vendim të djegies së mandateve.  ata

Aktualitet

Archives