Dashuria mes BE-së dhe Rusisë, Rama e Vuçiç replikojnë në Beograd

Në Beograd nis forumi “E ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-serbe si dhe stabiliteti në Evropën Juglindore”

Rama e Vuçiç replikojnë për integrimin në BE dhe Rusinë

Edi Rama: Ne nuk jemi mes dy dashurive të mundshme, vetëm një, ajo drejt perëndimit. Është e lidhur me të kaluarën tonë që ka qenë dëshira për të takuar perëndimin. Kemi qenë të aftë të bëjmë reforma që s’kishim menduar kurrë sepse kjo është mënyra për të qenë pjesë e familjes europiane.

Aleksandër Vuçiç: Nuk kemi dy dashuri të mundshme, kemi një dashuri. Ajo është Serbia.  Shumë njerëz duhet të respektojnë e vlerësojnë qëndrimin tonë të sinqertë të Serbisë. Po themi se duam të ruajmë marrëdhëniet tradicionale me Rusinë, por qëllimi strategjik është rruga drejt BE-së.  E pëlqeni se pëlqeni kjo është politika jonë.

Edi Rama: Nuk ka dilemë e kemi ndjerë se cila është zgjedhja. Nuk them se është e keqe, por e përmenda që zgjedhja është ndonjëherë e rrezikuar nga dy dashuri në nivelin e opinionit publik, dhe jo për zgjedhjen e qartë të kryeministrit.

Vizita e Rames ne Beograd

Në Serbi ka nisur  Forumi VI i Beogradit për Sigurinë, i cili do të kulmojë sot me praninë e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç dhe atij shqiptar, Edi Rama.

Dy krerët e qeverive do të marrin pjesë në forumin “E ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-serbe si dhe stabiliteti në Evropën Juglindore”, ku do të shprehin qëndrimet e tyre duke iu përgjigjur pyetjeve të profesorit të Universitetit Columbia, Misha Glenny.

Forumi do të paraprihet nga një takim mes dy kryeministrave në orën 11:00  në Pallatin presidencial “Serbia”.

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, mësohet se ka udhëtuar drejt Beogradit të mërkurën pasdite.

Ndërkohë që delegacioni kosovar anuloi pjesëmarrjen për shkak të tensionit mes Prishtinës e Beogradit mbi arrestimin e drejtorit të policisë së Mitrovicës dhe përplasjen për minierën e trepcës.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, madje i kërkoi edhe kryeministrit shqiptarë që të anulonte pjesëmarrjen në forumin e beogradit.

Kreu i qeverisë shqiptare, veç pjesëmarrjes në forumin për sigurinë, mësohet se do të zhvillojë në Beograd një takim me përfaqësuesit e  komunave shqiptare në Serbi, dhe do të prezantojë përkthimin në serbisht të librit “Kurban”.

Forumi mbi Sigurinë në Beograd me moton “Demokracia përballe krizës e trendeve botërore“, dhe synon  të shqyrtojë sfidat me të cilat po përballen Evropa dhe rajoni i ballkanit, si kriza e migrantëve, Brexit, zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe strategjia e re evropiane e sigurisë. on

Aktualitet

Archives