COVID-19 zhvillon forma të rënda tek të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore

Rritja e numrit të të prekurve me koronavirus ditët e fundit ka bërë që ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të ripërsërisë thirrjen për kujdes veçanërisht për personat me probleme shëndetësore apo të moshuarit.

Sipas MSHMS, tek këto dy kategori, COVID-i zhvillon forma të rënda të tij, çka vë në rrezik edhe jetën në shumicën e rasteve.

“Të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore paraqesin rrezikshmëri më të lartë nga infektimi me COVID-19. Zbatoni rregullat, mbroni veten dhe të afërmit tuaj nga COVID-19.

Lani duart. Kollituni, teshtini në gropën e bërrylit ose përdorni kartopecetë. Ndiqni masat e rekomanduara të distancimit. Pastroni ose dezinfektoni shpesh sipërfaqet. Shmangni aktivitetet publike të panevojshme, por komunikoni çdo ditë nëpërmjet telefonit me miqtë dhe familjarët”, apelon ndër të tjera Ministria.

Ditët e fundit, numri i të infektuarve ka variuar në shifrat 82, 69, 50 çka ka sjellë edhe shqetësimin e bluzave të bardha të cilët kanë apeluar përmes medieve të ndryshme, respektimin rigoroz të rregullave të miratuara më herët nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si distancimi fizik apo përdorimi i maskave veçanërisht në ambiente të mbyllura. ata

Aktualitet

Archives