Çavuşoğlu: Sa më e fuqishme Turqia, aq më shumë i ndihmojmë të shtypurit në botë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se të gjithë të shtypurit në botë janë lutur që presidenti Recep Tayyip Erdoğan të fitojnë zgjedhjet e djeshme në vendin e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

“Përgjegjësia jonë nuk përbëhet vetëm nga Turqia. Ne jemi përpjekur ta zbatojmë këtë përgjegjësi për 16 ite. Kemi qenë së bashku me të gjithë të shtypurit në botë dhe umetin”, tha Çavuşoğlu në një takim në ministri me përfaqësuesit e komunetit musliman amerikan.

“Në këto zgjedhje ne pamë se të gjithë të shtypurit dhe umeti bënë lutje që Recep Tayyip Erdoğan të fitojë vetë, që ne të mos ngelim vetëm, të mos ngelim jetimë”, theksoi shefi i diplomacisë turke.

Ai tha se Turqia do të jetë edhe më e fuqishme pas zgjedhjeve të djeshme.

“Sa më e fortë të jetë Turqia, sa më shumë të përforcohet ekonomia e Turqisë, sa më i shpejtë të jetë zhvillimi ynë, aq më shumë u ndihmojmë të shtypurve në botë, aq më shpejtë vrapojmë për t’u ndihmuar”, tha Çavuşoğlu.

I pyetur në lidhje me zhvillimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Turqisë, ministri i jashtëm turk tha se Turqia është shtet i domosdoshëm jo vetëm për SHBA-të, por për të gjithë aleatët.

Ndryshe, me gati të gjitha votat e numëruara, presidenti Recep Tayyip Erdoğan fitoi shumicën absolute në zgjedhjet presidenciale me 52,5 përqind të votave, njoftoi më herët Sadi Güven, kryetari i Komisionit të Lartë Zgjedhor (YSK) të Turqisë.

Në zgjedhjet parlamentare, Aleanca Popullore e formuar nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) dhe Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP) fitoi 53,6 për qind të votave, njoftoi më herët Sadi Güven.

Aktualitet

Archives