Borxhi publik zbret

Borxhi publik i Shqipërisë zbriti për herë të parë që nga viti 2013 nën 70% të Prodhimit Kombëtar, ku faktori kryesor llogaritet zgjerimi i ekonomisë por edhe rënia e normave të interesit si në tregun e jashtëm dhe atë të brendshëm.

Në raport me vitin 2016, borxhi publik shtetëror ra në fund të vitit 2017 me 2.44%.

Të dhënat zyrtare të publikuara nga Ministria e Financave tregojnë se në fund të vitit që lamë pas borxhi publik rezulton 69.92% e PBB-së, nga 72.36% që ishte në dhjetor të vitit 2016.

Borxhi kombëtar i Shqipërisë u rrit me 1.6 miliardë euro gjatë periudhës 2012-2015, duke arritur nivelin rekord 73% e Produktit të Brendshëm Bruto.

Parlamenti miratoi në vitin 2016 një ligj, i cili detyron qeverinë të ulë borxhin vit pas viti. Sipas programit makroekonomik, qeveria shqiptare mbetet e angazhuar në vazhdimin e konsolidimit fiskal, uljen e borxhit publik dhe avancimin e reformave strukturore në ekonomi.

Sipas këtij programi qeveria është angazhuar që borxhi të ulet nën 60% në vitin 2021.ATA

Aktualitet

Archives