Bora në Shkodër, Pezullohet mësimi

Numri i ulët i studentëve në auditor detyroi Rektoratin e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi “të pezullojë procesin mësimor për dy ditë. Në një njoftim zyrtare thuhet se pas një mbledhje urgjente, u vendos të shtyhet procesi mësimor për dy ditë, konkretisht për datat 27 dhe 28 shkurt 2018. Për këto ditë mësimi do të zëvendësohet gjatë ditëve të shtuna, me datë 3 dhe 10 mars 2018. Më tej thuhet se njoftohen studentët e masterit të shkencave dhe masterit profesional se provimet do të zhvillohen sipas orarit të shpallur në fakultete. Ndërkohë në Shkodër vazhdon të bjerë borë.

abcnews

Aktualitet

Archives