Berisha: Mjerë ata që kërkojnë të përballen me të!

Datat e ndryshme për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar kanë thelluar edhe më tej ndasitë në Partinë Demokratike.

Sali Berisha nuk tërhiqet. Në një konferencë për mediet fill pas vendimmarrjes së Lulzim Bashës ai deklaroi se Kuvendi do të mbahet në 11 dhjetor.

“Ai Kuvend do të mblidhet, jo sipas rendit të ditës të peng kryetarit, por sipas rendit të ditës që ata guximtarë kanë firmosur në formularin e tyre,” tha Berisha.

Firmat e delegatëve sipas tij kanë tmerruar Ramën e Bashën.

“I vini gishtin kokës i them të dyve, se ata që kanë vënë firmën aty nuk do të pranojnë kurrë që njeri në botë t’i ndryshojë dhe një gërmë nga axhenda që kanë përcaktuar,” shtoi Berisha.

Ish-Kryetari i PD tha se revolucioni që ka nisur është paqësor, por paralajmëroi që askush të mos luaj me të.

“Unë ju garantoj se ky është një revolucion, më paqësori. Por nga tjetër është një revolucion, mjerë ata që kërkojnë të përballen me të,” tha ish-kreu i PD.

Berisha mbështeti propozimin e Edi Palokës për verifikimin e firmave nga përfaqësues të të dyja grupimeve në PD teksa tha se në përfundim të Foltores do të rikthehet në Parlament.

oranews

Aktualitet

Archives