Basha: Kundër Portit të Durrësit

Basha deklaroi sot nga Durrësi ku zhvilloi një takim me mbështetësit e tij, se PD ka qenë kundër projektit të Portit të Durrësit.

“PD dhe ne kemi qenë kundër projektit të Portit të Durrësit që deri tani është një projekt fantazmë i Edi Ramës”, tha Basha.

“I them Edi Ramës mos të bëjë asnjë milimetër përpara, zhvillimi nuk bëhet pas kulisave, mbi padrejtësitë. Le ta dëgjojë Rama që do na kenë përballë me të gjithë qytetarët për këtë projekt mafioz dhe nuk do ta lejojmë që oligarkët që shkojnë e vijnë mes Trekëndëshit të Bermudës të vazhdojnë të ushqejnë Foltoren e Ramën ditë e natë. Beteja jonë ka qëllim që t’ua kthejë Shqipërinë shqiptarëve”, deklaroi Basha

Aktualitet

Archives