Basha: Kriza do të zgjidhet mbi parime, jo mbi pazare

 “Kjo krizë do të zgjidhet jo mbi pazare, por mbi parime dhe rruga për të dalë prej saj kalon përmes standardeve europiane”, deklaroi sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Duke komentuar protestën e mbrëmshme të opozitës, Basha tha se “oqeani i shpresës mbrëmë në Tiranë, ky bashkim madhështor i vullneteve të qytetarëve është besimi i çdo shqiptari tek ndryshimi që po vjen”.

“Kjo krizë do të zgjidhet jo mbi pazare, por mbi parime. Rruga për të dalë prej saj kalon përmes standarteve europiane: Para drejtësisë hajdutët e votave, largimi i Edi Ramës, reformë e thellë politike, dhe zgjedhje të lira e të ndershme. 30 qershori është varreza politike e Edi Ramës dhe Organizatës Kriminale të Rilindjes. Largimi i tij është vetëm fillimi”, tha ai.

Basha tha se “ne duhet të ndryshojmë thellësisht politikën dhe ekonominë bazuar mbi vlerat dhe parimet e demokracive të Perëndimit, që kurrë më, askush të mos marrë peng të ardhmen e shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre duke shkrirë në një shtetin me krimin dhe oligarkinë”.

Vetëm në këtë mënyrë, sipas Bashës, do të garantojmë njëherë e përgjithmonë që Shqipëria të mos jetë më ajo që duan këta, por të jetë Shqipëria e të gjithë shqiptarëve”. ata

Aktualitet

Archives