Ballkani i Hapur”, Volumi tregtar mes 3 vendeve u rrit në 79 milionë euro

Hapja tregtare nën nismën “Ballkanit i Hapur” ka gjeneruar mundësi për rritjen e volumit tregtar mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha se, “eksportet bujqësore shqiptare drejt Serbisë janë rritur në vlerë me rreth 100.17% gjatë 5-mujorit të parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar, kur nuk i kishim këto lehtësi që ofron “Ballkani i Hapur”. Ndërsa me Maqedoninë e Veriut eksportet bujqësore “Made in Albania”, u rritën me 30% po për të njëjtën periudhë”.

“Në total kemi një rritje të volumit tregtar ndërmjet 3 vendeve nga 53,4 milionë euro në 79 milionë euro, për 5-mujorin e parë të vitit 2022 krahasuar me vitin 2021”, tha Krifca për ATSH-në.

Sipas saj, rritja eksporteve bujqësore shqiptare me vendet e Ballkanit të Hapur, është në të njëjtën linjë me rritjen në total që ka shënuar prodhimi ynë bujqësor gjatë 5-mujorit të parë këtij viti.

“Krahasuar me 5-mujorin e parë 2021, Shqipëria ka eksportuar 41 milionë euro më shumë në 5 mujorin 2022. Qeveria po mbështet me subvencione të drejtpërdrejta fermerin duke nxitur rritjen e prodhimit vendas. Sektori njeh rritje të numrit të pikave të grumbullimit në 178 të tilla që janë një mbështetje produktive për trendin në rritje dhe zhvillim që shënon bujqësia sot”, deklaroi ministrja.

Duke folur për marrëveshjen e “Ballkanit të Hapur” dhe efektet e tjera që kjo marrëveshje ka në bujqësinë shqiptare, Krifca u shpreh se, “ato janë marrëveshje reciproke mes tre vendeve, që bëjnë pjesë në “Ballkanit e Hapur” dhe sigurojnë mbrojtjen e konsumatorëve në vendet përkatëse nga përhapja e sëmundjeve të bimëve dhe kafshëve bujqësore, duke njohur certifikatat fitosanitare veterinare të secilit vend, duke njohur laboratorët apo testet që çojnë në uljen e kostove dhe të qëndrimit në pikat e kalimit kufitar dhe nxitjen e tregtisë”. ata

Aktualitet

Archives