Autoritete të lartë të shtetit shqiptar në Vlorë për 108-vjetorin e ngritjes së flamurit

Në qytetin e Vlorës, pranë monumentit të Pavarësisë u zhvillua sot ceremonia përkujtimore e 108 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Në ceremoni ishin të pranishëm Presidenti Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Kryeministri Edi Rama, drejtues të lartë të pushtetit vendor, etj.

Pas ekzekutimit të Himni Kombëtar drejtuesit e lartë të shtetit vendosën kurora me lule në monumentin e Pavarësisë.

Kryeministri Edi Rama tha pas ceremonisë se “dua t’i uroj gjithë shqiptarëve kudo që janë këtë ditë të bekuar të flamurit tonë kombëtar të Pavarësisë së Shqipërisë dhe njëkohësisht në këtë ditë që është edhe dita e lindjes së komandantit legjendar të luftës Çlirimtare të Kosovës. Dëshiroj t’i uroj festën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit Presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij që sot nuk gjenden në shtëpi”.

Shqipëria feston sot 28 Nëntorin, 108 vjet nga shpallja e Pavarësisë. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës. ata

Aktualitet

Archives