Aprovimi i vaksinës antiCOVID, lajm i rëndësishëm”

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero u shpreh se, “aprovimi i vaksinës antiCOVID në Britani është një lajm i rëndësishëm”.

“E kam thënë gjithmonë që zgjidhje për situatën e pandemisë është vaksina. Masat e tjera parandalojnë dhe ndihmojnë. Por zgjidhja është vaksina”, tha ai në një intervistë televizive.

Pipero tha se, “personalisht nuk e pres mrekullinë vetëm nga vaksina. Krahas vaksinimit të vazhdojmë të jemi ende të kujdesshëm, sepse vaksina ka hapat e saj në interval 28 ditor. Me aplikimin e parë s’do të thotë që krijon imunitet. Duhet dhe hapi i dytë. Më pas duhen 2 javë deri sa të krijohen antitrupat”.

“Ishim të bindur që deri para fundit të këtij viti do të kishim aprovim të vaksinës. Po koha e aplikimit do kohën e saj”, theksoi Pipero, i cili shprehu bindjen se në fund të dhjetorit, fillim të janarit, vaksina do jetë në Shqipëri.

Sa i përket shpërndarjes së vaksinës në vendin tonë, Pipero tha se beson se Shqipëria do ta ketë fashën e vaksinës mbi 45-vjeç.

Ai u shpreh se, “në fazën e parë sasia e vaksinës që i duhet Shqipërisë për të kaluar këtë fazë emergjente nuk duhet të jetë në sasi të mëdha”.

I pyetur nëse vaksina duhet të jetë me detyrim Pipero tha se, “për ato fasha që janë të rrezikuara është e domosdoshme ta bëjnë. Do jetë apo jo me detyrim do jetë vendimmarrje e autoriteteve drejtuese”.

Pipero gjithashtu theksoi se, autoritetet duhet të ndërhyjnë dhe të mos lejojnë grumbullimet. Ai tha se i mbushen sytë me lot kur sheh pamjet e grumbullimeve në autobuse apo qendra tregtare.

“Nuk duhet ta lejojmë. Ata nuk kanë vrarë vetëm veten, ata takojnë dhe njerëz në shtëpi. Vazhdon zinxhiri. Kemi ekspozim shumë të madh, kohëzgjatje të madhe ekspozimi. Janë pamje tronditëse që nuk duhet t’i lejojmë. Ato që i kanë këto qendra ekonomike nuk duhet t’i lejojnë. Autoritetet gjithashtu. Më vjen keq që kaloj për të ikur në punë dhe shikoj lokalet të mbushura plot me të rinj, kur shikoj në autobus të mbushur tej mase. Më duhet t’i bie fort tavolinës, ore çfarë po bëjnë. Si mund t’i lejojmë këto lloj shfaqjesh. Për 2-3 javë pjesë më e madhe e tyre janë në spital dhe pse janë të rinj, ose prindërit e tyre”, tha ai.

“Autoritetet të mos lejojnë shfaqje të tilla se na vrasin para se të vijë vaksina dhe pastaj s’ka ç’na duhet vaksina”, tha Pipero. Ata

Aktualitet

Archives