Asnjë rast në Shqipëri/ Informacion i përditësuar për Koronavirusin COVID-2019

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) ka përditësuar të dhënat e përhapjes së koronavirusit në rajon e më gjerë deri ditën e sotme, si dhe masat që janë ndërmarrë nga qeveria shqiptare dhe strukturat shëndetësore për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vendin tonë, si dhe informimin e popullatës.

Sipas MSHMS në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19. Deri sot janë testuar 17 raste të dyshuara që kanë pasur shenja të infeksionit të sipërm respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku kemi shpërthime komunitare, përfshirë edhe Italinë; Rastet kanë rezultuar negative nga testimi në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, i vetmi në vend i certifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Janë përcaktuar protokollet e sakta dhe shpërndarja e udhëzuesve, sipas rekomandimeve të OBSH, për gjurmimin e rastit që në pikat kufitare, ndjekja e kontakteve dhe përgatitja e reagimit të të gjitha strukturave shëndetësore në vend.

Nga survejanca e përforcuar në pikat tona kufitare vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë monitoruar 3500 udhëtarë, të cilët kanë qenë me histori udhëtimi në vendet ku ka pasur shpërthim komunitare përfshirë edhe Italinë.

Qytetarët që vijnë nga rajonet e prekura nga Koronavirusi, rekomandohen të vetëkarantinohen për një periudhë prej 14 ditësh.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur rialokimin e një fondi shtesë prej 1 milion dollarë vetëm për shtimin e stokut të mjeteve të mbrojtjes personale në strukturat shëndetësore.

Janë marrë masat për rritjen e stokut të mjeteve të mbrojtjes specifike personale për të gjitha hallkat e shërbimit, nga pikat kufitare, në strukturat shëndetësore spitalore e deri në nivel të diagnozës laboratorike dhe po vijojmë me masat në këtë drejtim.

Janë trajnuar 800 profesionistë të shëndetit në të gjithë nivelet e sistemit shëndetësor, dhe vijojnë trajnimet kaskade në të gjithë vendin.

Në rastin e parë të vendosjes së Karantinës është përcaktuar disponimi i strukturave akomoduese publike të Shtëpisë së Pushimit te Ministrisë së Mbrojtjes në zonën e Durrësit ku me OBSH, është konstatuar përmbushja e të gjitha kushteve dhe garancia për siguri të plotë për të gjithë.

Nëse do të jetë e nevojshme do të vendosen në dispozicion strukturat në spitalin Infektiv në QSUT, me një kapacitet 80 shtretërish dhe me një forcë të punonjësve të shëndetësisë, 109 punonjës, të cilët do të jenë të fokusuar për të trajtuar sipas protokolleve më të mira rastet e mundshme. Janë përcaktuar bokset, dhomat e izolimit dhe është investuar në të gjitha linjat e oksigjenit në strukturën e Infektivit, për të bërë të mundur transformimin e këtij spitali, për terapinë intensive sipas skenarëve të miratuar nga Komiteti i Ekspertëve, përfshi Pandeminë.

Strukturat e shëndetit publik po minitorojnë zbatimin e urdhrit të ministres Manastirliu për masa të shtuara higjieno-sanitare në institucionet arsimore, si një masë shumë e rëndësishme në këtë situatë.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel të gjithë qytetarëve për të qenë të vëmendshëm dhe për të respektuar masat higjieno-sanitare.

Urgjenca Kombëtare Mjekësore ka marrë masat për të përballuar mbi 5000 thirrje në ditë, momentalisht pret 1700 thirrje në ditë si dhe po kryen gjithë organizimin territorial për ndjekjen e rasteve që referohen pranë Numrit Unik 127.

Ministria e Shëndetësisë rekomandon qytetarët të cilët kanë udhëtuar së fundmi drejt vendeve me shpërthime komunitare, përfshirë Italinë dhe kanë shenjat e mëposhtme:

Kollë, temperaturë, vështirësi në frymëmarrje, të telefonojnë Urgjencën Kombëtare nr. 127!

Situata ndërkombëtare sipas ECDC-së (European Centre for Disease Prevention and Control – Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve) është si më poshtë:

  • Në nivel global, janë raportuar në total 82 132 raste të konfirmuara me COVID-2019.
  • Azi: 80 849 raste të konfimuara – 2789 vdekje
  • Afrikë: 2 raste të konfirmuara
  • Amerikë: 72 raste të konfirmuara
  • Australi: 23 raste të konfirmuara
  • Europë: 383 raste të konfirmuara – 13 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 27 shkurt 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

ShtetiNr i rasteve të konfirmuara (27 shkurt 2020)
Kontinenti i Azisë80 849
Kina78629
Republika e Koresë1595
Japoni186
Iran139
Singapor93
Tajland40
Taivan32
Bahrain33
Malajzi22
Vietnam16
Emiratet e Bashkuara Arabe13
Kuvajt26
Irak5
Oman4
Filipine3
Indi3
Izrael2
Liban2
Pakistani2
Sri Lanka1
Kamboxhia1
Afganistan1
Nepal1
Gjeorgjia1
Raste të tjera705
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni705
Amerika72
USA59
Kanada12
Brazili1
Europa481
Italia400
Gjermani21
Franca17
Anglia13
Spanja12
Rusia2
Austria2
Belgjika1
Finlanda2
Kroacia2
Suedia2
Zvicra1
Danimarka1
Greqia1
Maqedonia e Veriut1
Norvegjia1
Rumania1
Oqeania23
Australia23
Afrika2
Egjipt1
Algjeria1
Total82 132

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID-19 sipas kontinenteve (përveç Kinës), 27.02.2020…

ATA

Aktualitet

Archives