Arkivat kujtojnë kreun e Xhandarmërisë Shqiptare, Muharrem Bajraktari

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujtoi sot në ditën e lindjes komandantin e Xhandarmërisë Shqiptare, Muharrem Bajraktari, i cili lindi më 15 maj të vitit 1896.

Ndoqi Akademinë Ushtarake të Vjenës, prej nga doli i graduar nëntoger i këmbësorisë. Përgjatë vjetëve 1932-1934 shërbeu si adjutant i Mbretit Zog. Për merita si ushtarak i spikatur është dekoruar në jetë, por edhe pas vdekjes.

Ishte komandant i Xhandarmërisë në vitet 1927-1932.

U nderua nga Mbreti Zog me Urdhrin e Skënderbeut, me Urdhrin e Besës dhe me Medaljen e Artë të Trimërisë. Ndërsa, në vitin 2009, me rastin e 97-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura, u dekorua me medaljen “Për shërbime të shquara” me motivacionin: “Për merita të shquara në ngritjen e Xhandarmërisë Ushtarake Shqiptare dhe të formacioneve luftarake nacionaliste për qëndresë kundër pushtuesve fashistë”.

Bajraktari ndërroi jetë në Bruksel në vitin 1989.

Aktualitet

Archives