Aplikimi online për rindërtimin nis në 29 janar, Ministri Ahmetaj: Deri tani rreth 48 mijë banesa të inspektuara

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj prezantoi sot platformën e aplikimit online për qytetarët që përfitojnë nga programet e rindërtimit, ku theksoi se “platforma është detyrim ligjor dhe shumë i rëndësishëm edhe në procesin e mëtejshëm. Deri tani janë inspektuar rreth 48 mijë banesa, ndërsa janë identifikuar 35 zona për për rindërtim në 10 bashki”.

“Tashmë kemi një kuadër të plotë ligjor. Ishte situatë e totalisht e pashkelur ndonjëherë dhe çdo gjë filloi, në aspektin procedurial dhe ligjor nga e para, sot e kemi të plotë. Nga ana tjetër një pjesë e programeve te rindërtimit po aplikohet në të gjitha bashkitë si akomodimi në shtëpitë me qira, dhënia e lejeve të ndërtimit, janë mbi 1500 leje ndërtimi me procedurë të përshpejtuar, janë rreth 10 mijë e 150 familje të akomoduara në shtëpi me qira në bashkitë e prekura nga tërmeti dhe janë inspektuar rreth 48 mijë banesa dhe po vijon procesi i vlerësimit të thelluar që është domosdoshmëri ligjore dhe praktike”, – nënvizoi Ahmetaj.

Ahmetaj u shpreh se “jemi në një proces intensiv me bashkitë për identifikimin edhe miratimin më pas në qeveri për zonat të reja për zhvillim, sot janë identifikuar 35 zona në 10 bashki”.

“Jemi në një fazë më të avancuar me përgatitjen e masterplaneve ose ndryshe planet e detyruara vendore në tre zona zonën ku do të zhvillohet projekti i ndërtimit të 500 shtëpive nga qeveria turke në Lac, Shijaku ku në qendër të qytetit do të këtë një zhvillim urbanistik ekonomik i ri dhe plani i detajuar i Thumanës që besoj do kalojë javën e ardhshme”, – tha Ahmetaj.

Ministri Ahmetaj u shpreh se “të mërkurën, 29 janar, Komsioni Shterëror i Rindërtimit do t’i propozojë qeverisë site të reja në Durrës, Lezhë, sërish në Laç, Tiranë dhe Kavajë. Me vendimet e qeverisë të mërkurën kalojnë 75% të zonave, siteve ku do të aplikohen programet e rindërtimit. Menjëherë pas të mërkurës në të gjithë territorin fillojnë nga bashkitë dhe AKPT masterplanet për të kaluar në projektet e detajuara të ndërtimit”.

“Vetëm në procesin e aplikimit qytetarët e prekur nga tërmeti do të mund të përfitojnë nga programet e rindërtimit, Pra aplikimi pranë njësive vendore është i detyrueshëm për të përfituar nga programet. Në çdo bashki duke nisur nga dita e mërkurë 29 janar do të duhet të ketë një zyrë ose sportel të posaçëm, në rastin e Shijakut, në rastin e Durrësit, të Tiranës që kanë më shumë qytetarë. Në çdo njësi administrative duhet të ketë jo një sportel, por duhet të ketë dy sportele, ideja është që jo thjesht qytetarët të vijnë tek ju, por duhet që skuadrat tuaja të çdo njësie administrative të marrin qytetarët dhe ti ndihmojnë për aplikimin online”, – nënvizoi Ahmetaj.

Ai shtoi se nuk mund të harrojmë që nuk mund të kalojmë në hapat e tjerë pa patur, një proces të kujdesshëm të maturuara , të thellë, ligjor për krijimin e dosjeve të aplikimit.

Ministri Ahmetaj tha se “platforma bazohet në vetëdeklarimine qytetarëve, ata do të paraqiten ne zyrat e aplikimit në bashki do të deklarojnë dëmet. Nesër në orën 11:00 të gjitha bashkitë që janë në zonat e dëmtuar duhet të dërgojnë nesër tre persona që duhet të trajnohen në bashkinë e Tiranës për të trajnuar të tjerët në njësitë administrative dhe për të monitoruar brenda njësive bashkiake gjithë procesin e aplikimit”.

“Platforma do të ndihmojë që qeveria të ketë të saktë sipërfaqet që do të rindërtohen zonën dhe llojin e banesës, ndërsa qytetarët do të shikojnë online ecurinë e kërkesës dhe rindërtimin e shtëpisë së re. Në bazë të dëmit të pësuar qytetarët mund të përfitojnë prej njërit nga disa programeve të rindërtimit, që janë parashikuar në ligj”, – u shpreh Ahmetaj.

Duke sqaruar më tej procesin e platformës, Ahmetaj tha se “platforma do të jetë online, për dikë që mund të thitë që nuk kam internet në atë moment kryetari i njësisë administrative është i detyruar me stafine tij t’ia marrë aplikimin të shkruar me dorë dhe në momentin që platforma futet online është njësia administrative që e hedh aplikimin online”.
“Jo thjesht në kuadrin e asaj ose më mirë revolucioni që po ndodh me shërbimet online aty ku qytetari iu jep të drejtën që ti mblidhni dokumentacionet vetë jeni të detyruar si njësi administrative që gjithë dokumentacionin që është online t’ia thërrisni vetë qytetarëve, mos i thërrisni qytetarët qe janë tashmë në atë hall ku shtëpia është dëmtuar , apo e kanë humbur fare, apo më keq ka qytetarë që kanë humbur anëtarë të familjes ti thërrisni për dokumentacion shtesë. Jo, është detyra juaj e keni edhe ne manual. Kemi bërë një manual të detajuar sesi procesohet me aplikimin”, – nënvizoi Ahmetaj.

Ministri Ahmetaj tha se “në mënyrë absolute jeni të detyruar që të merrni dokumentaconin e qytetarëve online për certifikatën familjare, ndihmën ekonomike, për të gjitha ato shërbime që janë online mos i thërrisni qytetarët disa herë të vijnë në zyrat tuaja”.

“Pas aplikimit fillon vlerësimi dhe apelimi, që është brenda fazës së dytë. 30 ditë duhet të ketë mbaruar komplet aplikimi me dosjet ligjore të shoqëruara”, tha Ahmetaj. ATA

Aktualitet

Archives