1014 të punësuar në një javë nga Zyrat e Punës në disa qytete të Shqipërisë

Numri i të punësuarve gjatë javës së fundit vetëm nga Zyrat e Punës është 1014 persona.

Numrin më të lartë të punësimeve e zë Tirana, ku 346 prej aplikantëve janë punësuar në kryeqytet.

Sipas statistikave të publikuara në “Pasqyrën Javore”, bëhet me dije se shifra e punësimit vetëm nga Zyrat e Punës nga data 17-23 janar është 1014.

Sipas statistikave, në Tiranë janë punësuar 232 persona, në Berat, 25 persona, Durrës 116, Fier 280, Korçë 35, Dibër 21, Elbasan 30, Gjirokastër 25, Kukës 16, Lezhë 39, Shkodër 46, Tiranë 346, Vlorë 35. ATA

Aktualitet

Archives