Ambasadori i Kuvajtit angazhohet në rindërtimin e shtëpive të prekura nga tërmeti

Kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako takoi sot ambasadorin e Kuvajtit, Fayez Mishari Al-Jassim i cili së bashku me disa fondacione humanitare kanë marrë përsipër rindërtimin e një prej shtëpive të shkatërruara pas tërmetit të 21 shtatorit.

Gjithashtu ndihma janë dhuruar për të prekurit nga tërmeti i javës së kaluar, i cili la jo pak pasoja në shtëpitë e qytetarëve.

“Falenderojmë ambasadorin e Kuvajtit Fayez Mishari Al-Jassim së bashku me fondacionet humanitare, të cilët kanë marrë përsipër rindërtimin e njërës prej shtëpive të shkatërruara nga tërmeti, si dhe për ndihmat për të prekurit prej tij”, – u shpreh Valbona Sako, kryetarja e bashkisë së Durrësit.

Kujtojmë që tërmeti i datës 21 shtator ishte një ndër më të fortit të rënë në Shqipëri në 30 vitet e fundit.  ata

Aktualitet

Archives