Aida Hajnaj merr detyrën drejtuese të BKH-së/ ShBA: Gur i rëndësishëm kilometrik për sistemin e Drejtësisë

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka përshëndetur marrjen e detyrës nga drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, duke e konsideruar gur të rëndësishëm kilometrik për sistemin e Drejtësisë.

“Sot, Aida Hajnaj, merr detyrën si drejtuesja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky është një gur i rëndësishëm kilometrik, jo vetëm për sistemin shqiptar të drejtësisë, por gjithashtu për gratë në role drejtuese”, theksoi ambasada e SHBA-së.

Në vijim, Ambasada e SHBA-së shtoi se “në përputhje me kërkesat e ligjit shqiptar, Hajnaj përfundoi një program trajnimi posaçërisht të krijuar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal (ICITAP) në Shqipëri, të fokusuar në procesin përzgjedhës të hetuesve të BKH, në etikën profesionale në BKH, në procedurat e disiplinës në BKH, në përdorimin e forcës dhe armëve të zjarrit nga BKH, rregulloren mbi përdorimin e poligrafit në BKH, në marrëdhëniet e BKH me Policinë e Shtetit dhe mbi rolin vëzhgues të Komisionit Ndërkombëtar të BKH. Ne përgëzojmë Shqipërinë për marrjen e një hapi më tej drejt drejtësisë që shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë”.

Me marrjen e detyrës nga Hajnaj, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) do të çelë sot  më 1 shtator garën për përzgjedhjen e 60 oficerëve të BKH. Ata

Aktualitet

Archives