Agjencia për Sigurinë e Aviacionit propozon kontrolle të rrepta për pilotët

Rekomandimi do të dërgohet në Komisionin Evropian, i cili deri në fund të vitit do të hartojë rregullat e propozuara.

Agjencia Evropiane për Sigurinë e Aviacionit propozon kontrolle më të rrepta mjekësore për pilotët, duke përfshirë edhe vlerësimin me detaje të shëndetit mendor, si përgjigje e fatkeqësisë së vitit të kaluar të avionit Germanwings, raporton Anadolu Agency (AA).

Piloti Andreas Lubitz në mars të vitit 2015 mbylli kapitenin jashtë kabinës, e më pas drejtoi avionin në mal.

Të gjithë 150 pasagjerët në fluturim humbën jetën. Lubitz më herët vuante nga depresioni, por autoritetet dhe kompania ajrore e tij e konsideronin të aftë për fluturim.

Aktualitet

Archives