Mosha përcakton çfarë duhet të hani, ja si të siguroni mbrojtje afatgjatë

Mënyra sesi ushqehemi gjatë etapave të ndryshme të jetës është shumë e rëndësishme dhe vendimtare për vitet e mëvonshme. Për këtë arsye, duhet treguar kujdes i veçantë, sidomos nga vajzat dhe gratë, të cilat në një moshë të caktuar i pret menopauza. Ja disa këshilla sesi duhet të hani për të mbrojtur veten.

Vitet e adoleshencës

Gjatë viteve të adoleshencës këshillohet një dietë e pasur me kalcium dhe magnez. Këta elementë i gjejmë në ushqime si: perimet jeshile, arrat, farat luledielli, drithërat dhe qumështi i bajameve. Dieta në këtë fazë të jetës duhet të përmbjaë edhe Omega-3, e cila gjendet në sasi të konsiderueshme tek peshku dhe bima e lirit. Vezët dhe mishi i pulës janë gjithashtu të rëndësishme për rrtijen në këtë periudhë.

Mosha 20-25 vjeç

Vitet mes moshës 20 deri 25-vjeçare janë shumë energjike dhe zakonisht të mbushur me aventura, gjë që mund të vështirësojë mbajtjen e regjimit të duhur ushqimor. Megjithatë, këshillohet që gjatë këtij 5-vjeçari të konsumohen kërpudha, vezë, patate të skuqura, lakër dhe peshk. Vajzat e kësaj grupmoshe duhet gjithashtu të tregojnë kujdes për sasinë e hekurit që konumojnë, pasi humbasin shumë nga kjo lëndë gjatë menstruacioneve. Për të bërë një balancim të sasisë së hekurit, këshillohet të hani fara luledielli, arra, peshk dhe mish viçi.

Mosha 25-30 vjeç

Pas të 25-ave, gratë kryesisht fokusohen tek karriera, e për këtë arsye dietologët sugjerojnë të ndjekin një dietë që i mbron ato nga stresi i përditshmërisë. Çokollata e zezë, fasulet dhe avokadot janë ushqime që shlodhin trurin dhe i japin atij kthjelltësi.

Mosha 30-40 vjeç

Gajtë kësaj moshe ndodh që gratë të bëhen nëna dhe duhet të ushqehen duke menduar për mirëqenien e tyre dhe të fëmijëve që do të sjellin në jetë. Spinaqi, lakra, fasulet, agrumet dhe shumëllojshmëria e lëngjeve të frutave duhet të jenë në krye të dietës gjatë këtyre vitëve.

Mosha 40-50 vjeç

Pas moshës 40-vjeçare, tek gratë ulet shumë përqëndrimi dhe nuk janë më energjike si më parë. Për këtë arsye ato duhet të marrin vtaminën B përmes ushqimeve si mishi i viçit dhe kikirikët.

Periudha e meonpauzës

Gajtë menopauzës shumë gra kanë frikë nëse po ushqehen si duhet. Soja, liri dhe susami janë ushqimet më të këshillueshme gjatë kësaj periudhe.

Postmenopauza

Pas viteve të sikletshme të menopauzës, nevojat e trupit janë për më tepër yndryrë por duhet pasur shumë kujdes me to. Mjekët këshillojnë që dieta të përmbajë lëndë yndyrore jo të rrezikshme për shëndetin si: vaji i peshkut, vaji i kokosit dhe avokadoja.

Aktualitet

Archives