Mblidhet Komisioni për reformën në drejtësi, opozita nuk merr pjesë

Është mbledhur sot Komisioni i Posaçëm për reformën në drejtësi por deputetët e opozitës nuk kanë marrë pjesë.  Sot pritet që komisioni do të diskutojë ligjet që shoqërojnë reformën në drejtësi.

Futjen e draftit në Kuvend, Partia Demokratike e ka cilësuar si një akt të pabesë dhe të njëanshëm. Ndërkohë, të pranishëm në komision janë edhe ekspertë të OPTAD e EURALIUS. Pak ditë më parë Komisioni i Posaçëm miratoi draftin e reformës, por pa votat e opozitës.

Aktualitet

Archives