Zinedine Zidane është arsyetuar për mospërfshirjen e Gareth Bale në skuadrën e Real Madridit për ndeshjen ndaj Villarrealit të dielën pasdite, duke thënë se vendimi i tij nuk ka qenë ogurzi.
Shumë persona mbeten të habitur kur kuptuan se trajneri Zidane e kishte lënë anësorin uellsian jashtë skuadrës për ndeshjen me Villarrealin, transmeton Gazeta Express.
Pas ndeshjes, të cilën Madridi e fitoi 3:2, Zidane u pyet përse e kishte injoruar Bale-in.
“Mua më duhet ta zgjedh skuadrën dhe kjo është e tera”, tha Zidane.
I pyetur nëse vendimi i tij ishte mesazh për Bale, Zidane u përgjigj: “Jo, interpretojeni si të doni”.
“Ama mua më duhet ta zgjedhë ekipin, kjo është e gjitha”, insistoi ai. /Gazeta Express/