Përveç medikamenteve apo kurave të ndryshme, ka dhe disa fruta që mund të ndihmojnë në procesin e tretjes.
Frutat e malit
Të gjitha frutat e kësaj familjeje si
manaferrat e ëmbla, luleshtrydhet dhe mjedrat mund të ndihmojnë me
konstipacionin. Vetëm 1 filxhan luleshtrydhe të freskëta siguron 3 gram
fibra, 1 filxhan manaferra do t’ju sigurojnë 7.6 gram dhe 1 filxhan me
mjedra 8 gramë. Gjithashtu, manaferrat janë të ulëta në kalori, prandaj
ju mund t’i hani pa u ndjerë në faj se mund të shtoni peshë.
Kivi
Kivi njihet për faktin se është i pasur me enzimën e quajtur
“actinidain”. Kjo enzime ka efektin e ngjashëm sikurse dhe enzima
bromelainë që vepron si katalizator për tretjen e proteinave. Një studim
i fundit raportoi se njerëzit që vuajnë nga sindroma e zorrëve të
irrituara duhet të konsumojnë 2 kivi në ditë për 4 javë për të vënë re
përmirësime. Po ashtu, si këshillë shtesë ju themi se nuk ka asgjë më të
shëndetshme dhe më të dobishme për tretjen se sa një sallatë e
përgatitur me kivi, papajë dhe ananas.
Ananasi
Ky fryt
i bukur përmban një enzimë kruciale të quajtur bromelainë, e cila
ndihmon tretjen. Bromelaina është një lloj enzime, që përshpejton
reaksionin biokimik, duke e bërë ideal për të asistuar në tretje dhe te
proteinat e tjera. Ananasi gjithmonë duhet të jetë i freskët dhe
është ideal për ta kombinuar me sallatë për drekë, sepse është lloj
fryti që kombinohet lehtë me të gjitha llojet e ushqimeve.
Avokado
Avokado është e pasur me acide yndyrore omega-3, të cilat pastrojnë
zorrët dhe pengojnë problemet me tretjen. Acidet omega-3 të saj
shërbejnë si lubrifikues për murrin e zorrëve. Të gjitha grimcat e
mbetura dhe toksinat ngjiten në to dhe nxirren jashtë.