Presidenti i Republikës, Ilir Meta uroi sot 1 Majin, Ditën e Punëtorëve.Duke shprehur shqetësimin për nivelin e papunësisë në vend, Meta deklaron se “është detyra e shtetit të garantojë, jo vetëm hapjen e vendeve të reja, por edhe kushte më të mira pune, në mënyrë punëtorët e kualifikuar të ndërtojnë të ardhmen dhe të kontribuojnë këtu për zhvillimin ekonomik të familjes, shoqërisë dhe Shqipërisë”.
“Me punën, mundin dhe energjinë e tyre, punëtorët kanë një kontribut thelbësor për zhvillimin, mirëqenien dhe përparimin e vendit. Por fatkeqësisht, Shqipëria ka ende një nivel të papranueshëm papunësie dhe vazhdon të vuajë largimin në emigrim të shumë punëtorëve, veçanërisht atyre të kualifikuar”, thekson Meta.
“Një falënderim të veçantë kam sot dhe për të gjithë emigrantët shqiptarë, që me punë të ndershme kanë dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme kundër varfërisë dhe zhvillimit të vendit në vitet e vështira të tranzicionit”, tha Meta. ata