Flamuri gjigant “pushton” sot Francën, tifozët kuqezi synojnë rekordin Guinness!

Tifozët kuqezi pritet të shpalosin një flamur gjigant në stadiumin Velodrome, ku do të luhet ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë.
Grupi i tifozëve të kombëtares shqiptare kanë ftuar të gjithë përkrahësit që ndodhen në Francë, që tu bashkohen sot pas mesditës, në Marsejë të Francës, për shpalosjen e flamurit kombëtarë mbi 11mijë metra të gjatë.

“Sot (e mërkurë), me fillim nga ora 14.30, ftojmë të gjithë shqiptarët që ndodhen në Marsejë të na bashkohen tek adresa: Plages du Prado 13008 Marseille (shih në foto), për të shpalosur flamurin kombëtar. Flamuri është rreth 11.000 m2, kështu që ju ftojmë që të jeni në numër sa më të madh”, thuhet në njoftimin e Tifozët Kuq e Zi.

Aktualitet

Archives