Hillary Clinton fiton zgjedhjet paraprake në Uashington

Hilari Klinton ka marrë një fitore të gjerë në zgjedhjet paraprake në Uashington që i mundëson asaj që ta konsiderojë të mbyllur  garën për kandidimin në kampin demokratik për zgjedhjet presidenciale.

Objektivi i ish-sekretares së shtetit tashmë është që të bashkojë partinë dhe të evitojë pakënaqësite e votuesve të Bernie sanders.
Ky ishte takimi i fundit në kampin demokrat për zgjedhjet paraprake në të cilin ish-zonja e parë amerikane ka mundur të dalë triumfuese.
Por Sanders refuzon të njoftojë mbështetjen për Klinton dhe shprehet se do luftojë fort për të transformuar partinë.
“Duhet që të lirohemi nga mekanizmi i superdelegatëve. Idea që janë 400 superdelegatë që mbështesin një kandidat 8 muaj para se të fillojë votimi për mua është absurde”, është shprehur senatori 74-vjeçar i Vermontit.

Aktualitet

Archives