Pogba sulmon Mourinhon: Tani po sulmojmë dhe po sillemi si Manchesteri

Priti shkarkimin e trajnerit për të shpërthyer dhe për të justifikuar 100 milionët e shpenzuar në merkato por tani Paul Pogba’ ka ironizuar Jose Mourinhon, teknikun me të cilin pati një marrëdhënie të vështirë në “Old Trafford”. Mesfushori francez ka qenë protagonist në ndeshjet e fundit të Manchester United.

Largimi i Jose Mourinhos ka sjellë rilindjen e disa prej lojtarëve të Manchester United, ndërsa Ole Gunnar Solskjaer ka rikthyer qetësinë në ekip, ka sjellë argëtim dhe futboll sulmues. Të lumtur me klimën e re brenda skuadrës tani lojtarë si francezi po ngjitin shkallët në renditje.

“Me Solskjaer është ndryshe, edhe pse kemi fituar ndeshje dhe me trajnerin paraardhës. Stili i lojës është ndryshe, tani jemi më sulmues, krijojmë më shumë raste dhe luajmë më përpara. Trajneri dëshiron që të sulmojmë dhe ne duam të njëjtën gjë. Ndoshta sapo e kemi kuptuar se ne jemi Manchester United dhe se duhet të jemi gjithmonë në vendet e para në renditje. Tani po zbaviten të gjithë dhe kjo është ajo që kemi nevojë”, tha Pol Pogba.

Deri para pak ditësh, Pogba ishte me valixhe në duar për t’u larguar nga Manchesteri, por tashmë me ndërrimin e trajnerit, pritet që francezi të bëjë një hap pas dhe të qëndrojë gjatë në “Old Trafford”./top-channel/

Aktualitet

Archives