Ambasadorja turke në Shkup, Tülin Erkal Kara paralajmëron familjet kundër FETO-s

Ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, ka deklaruar se do të vazhdojnë luftën intensive kundër FETO-s në Maqedoni. Ajo ka paralajmëruar familjet që “Të jenë të kujdesshëm kundër FETO-s”.

“Nëse nuk dëshironi që në të ardhmen fëmija juaj të jetë i përgatitur si një terrorist, ejani dhe fëmijët tuaj regjistroni në shkollat e Turqisë”, ka theksuar ajo.

Në një prononcim për Anadolu Agency (AA), ambasadorja Kara ka folur për marrëdhëniet Turqi-Maqedoni. Sipas saj, këto marrëdhënie janë në nivelin më të lartë duke rikujtuar se Turqia ndodhet në krye të vendeve që ka pranuar pavarësinë e Maqedonisë.

Kara ka përmendur se diplomacia mes Turqisë dhe Maqedonisë është gjithmonë në kuadrin e miqësisë dhe vëllazërisë dhe se Shteti Osman i cili ka dominuar në Shkup për gati 600 vjet ka përçuar qytetari në këto territore dhe ka ofruar kontribut në zhvillimin e tyre.

Duke bërë të ditur se dy vendet kanë shumë pika të përbashkëta, shumë fjalë janë të përbashkëta dhe se edhe kulturat janë të afërta me njëra tjetrën, Kara tha: “Kemi kultura të përbashkëta. Çdo kush që vjen në Maqedoni e ndjen veten të qetë dhe në paqe njëlloj sikurse ka vajtur në ndonjë qytet, apo rajon të Turqisë”.

Edhe populli i Maqedonisë është jashtëzakonisht pozitiv në pikëmapjen e tij ndaj popullit turk, ka bërë të ditur Kara duke shtuar se në këtë vend ka dashuri dhe pritet me kënaqësi edhe presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

“Sikur sot Turqi të kollitet, kjo bëhet pneumoni në Ballkan, Maqedoni, Shkup. Sepse Republika e Turqisë është vendi ku ata mund të mbështetin shpinën. Ata e duan aq shumë edhe presidentin tonë saqë edhe fëmijët me sindromën down kur i përqafon më shprehin ‘Dua të takoj xhaxha Tayyip-in. Njëherë një fëmijë me aftësi të kufizuara që nuk mund të ecte më erdhi pranë dhe më tha ‘Më dërgo tek xhaxha Tayyip-i‘. Kjo është dashuria që kanë”, tha ambasadorja Kara.

“Regjistroni fëmijët tuaj në shkollat turke, nëse nuk dëshironi që ato të përgatiten si terroristë”

Në fjalën e saj Kara ka shpjeguar se në takimet e nivelit të lartë, në çdo mundësi në Maqedoni ka shpjeguar tentativën për grusht shteti të 15 korrikut.

“Sot na ndodhi neve, por ne dëshirojmë që nesër të mos ju ndodhë juve, prandaj duhet të jeni të kujdesshëm. Kjo organizatë kudo që është vendosur, fatkeqësisht është përqendruar në marrjen nën kontroll të atyre vendeve, dhe ajo ka një strukturë me potencialin edhe për të vrarë popullatën civile”, tha ajo.

“Disa shkolla të FETO-s në Maqedoni mbajnë emra të poetëve të njohur turq dhe në këtë mënyrë janë dëmtuar edhe vlerat kombëtare”, u shpreh Kara duke bërë të ditur se kanë zhvilluar punime për ndërrimin e emrave të shkollave.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se FETO është në organizatë terroriste që i ka shpallur luftë Turqisë, Kara ka paralajmëruar familjet që dërgojnë fëmijët në shkollat e FETO-s “që të jenë të kujdesshëm kundër organizatës FETO”.

Po ashtu Kara ka bërë të ditur se Fondacioni i Turqisë, Maarif, vazhdon të hapë shkolla në Maqedoni. “Në Tetovë kemi bërë hapjen e shkollës së Fondacionit Maarif. I kam bërë thirrje familjeve, sepse në atë rajon ka shumë. Që në të ardhmen nëse nuk dëshironi që fëmijët tuaj të përgatiten si terroristë, ejani dhe fëmijët tuaj regjistroni në shkollat turke. Shkollat e Fondacionit Maarif po bëhen shkolla institucionale të Turqisë”, tha ajo.

Ndër të tjera Kara ka shtuar se fëmijët nuk janë terroristë, por theksoi se mentaliteti në shkollën që ata kanë ngritur është një “mentalitet i terrorizmit”.

“Kemi bërë përpjekje shumë serioze kundër FETO-s”, thekson Kara duke shtuar se “Jemi të detyruar të pastrojmë nga shkollat e organizatës terroriste në këto vende, emërimin e tyre me emra të poetëve kombëtarë të Turqisë”.

“Është thyer ndikimi i PKK-së dhe FETO-s”

“Falë punimeve tona është thyer në masë serioze ndikimi i PKK-së dhe FETO-s. Konfiskojmë pasaportat e personave që kanë lidhje me FETO-n dhe PKK-në. Ne nuk e kemi fituar lehtë atdheun tonë. Nuk do të kishim atdhe tjetër ku do të mund të shkonim po të realizohej një problem si ajo e sulmit të pabesë të 15 korrikut. Prandaj u bëj thirrje të gjithëve për unitet dhe bashkim. Që prej 2 vitesh ushtroj këtë detyrë dhe gjithmonë kam dhënë këto mesazhe ku unë i kam shprehur komunitetit tonë turk ‘Ejani të veprojmë së bashku në unitet dhe të bashkuar‘. Nëse jemi të ndarë do të kemi humbje serioze dhe do të humbasim shumë vlera”, tha Kara duke bërë të ditur se përveç kundër FETO-s po luftojnë edhe kundër strukturave të PKK-së.

Aktualitet

Archives