Thika miliona dollarëshe e Kadafit sekuestrohet në Stamboll

Thika e humbur e liderit të rrëzuar të Libisë, Muamer Kadafi është gjetur pas 5 vjetësh gjatë një operacioni në Stamboll ndaj disa personave në tentativë për t’ia shitur një biznesmeni arabosaudit.

Thika me bisht prej fildishi, e zbukuruar me ar dhe gurë të çmuar si smerald, diamant, safir dhe rubin, e cila ishte grabitur nga sarajet e Kadadit, u sekuestrua gjatë një operacioni ndaj personave të dyshuar, të cilët u kapën në flagrancë në tentativë për ta shitur atë.

Ekipet e Drejtorisë së Njësisë së Antikontrabandës së Policisë së Stambollit vlerësuan një informatë, sipas të cilës thika e Kadafit do ti shitej një biznesmeni nga Arabia Saudite për 10 milionë dollarë.

Policia e Stambollit organizoi menjëherë një operacion, gjatë të cilit u vendosën në pranga 1 person që mundohej të shiste thikën bashkë me 2 ndihmësit e tij.

Njoftohet se thika ishte blerë nga grupet opozitare në Libi kundrejt 4,6 milionë dollarë.

Sipas analizave thika është origjinale, bishtin e ka të punuar nga dhëmbët e një elefanti të ri dhe është e zbukuruar me ar dhe gurë të çmuar si smerald, diamant, safir dhe rubin. Kama kushton të paktën 2 milionë dollarë.

Aktualitet

Archives