Dialog me lotin

Një ditë fillova të qaj për shkak të gjynaheve të shumta dhe punëve të mira që janë shumë të pakta. Një pikë loti rrodhi dhe më tha:

Loti: Çfarë ke o rob i Allahut?

Robi i Allahut: Kush je ti?

Loti: Unë jam loti yt.

Robi i Allahut:  Çfarë të detyroi që të dalësh?

Loti: Ngrohtësia e zemrës tënde.

Robi i Allahut: Ngrohtësia e zemrës sime?! Kush e ka ndezur zemrën time?

Loti: Mëkatet dhe gjynahet e tua.

Robi i Allahut: A ndikon mëkati derisa ta ngrohë zemrën?

Loti: Po, a nuk e ke dëgjuar lutjen e të Dërguarit të Allahut: “O Zot, më pastro nga mëkatet me ujë, borë e breshër.” Mëkatet e ndezin zemrën dhe zjarri nuk shuhet vetëm se me ujë të ftohtë dhe borë.

Robi i Allahut: Unë ndihem i shqetësuar dhe në ankth.

Loti: Ndihesh kështu për shkak të mëkateve. Pendohu tek Allahu, o robi i Allahut!

Robi i Allahut: Unë ndjej se zemra ime është e ashpër, si është e mundur që dole nga syri?

Loti: Është zëri i arsyes o robi i Allahut.

Robi i Allahut: Po cili është shkaku i ashpërsisë së zemrës?

Loti: Dashuria e madhe që ke për dynjanë. Dynjaja është si gjarpëri prej të cilit mahnitesh, por që të vret me helmin e tij. Po kështu edhe njerëzit mahniten me bukurinë e saj (të dynjasë) dhe nuk e shikojnë helmin e saj vdekjeprurës.

Robi i Allahut: O lot, çfarë ke për qëllim me helmin e dynjasë?

Loti: Dëshirat shfrenuese, mëkatet dhe ndjekjen e hapave të shejtanit. Ai i cili i shijon helmin e këtyre, zemra i vdes.

Robi i Allahut: Atëherë si ta pastrojmë zemrën nga helmet?

Loti: Duke u penduar vazhdimisht dhe duke u bërë pjesë e karvanit të njerëzve që pendohen tek Allahu.

Aktualitet

Archives