Nishani: Rikthimi në kuvend i ligjeve të mazhorancës në respekt të ligjit dhe Kushtetutës

Presidenti Bujar Nishani gjatë një interviste dhënë mbrëmë për gazetarin Çim Peka deklaroi se dëshiron edhe një mandat të dytë në postin e kreut të shtetit. Nishani deklaroi se ka punuar për vendin dhe se ka ende energji per ta vazhduar këtë mision. Ndalur në akuzat politike ndaj tij, kreu i shtetit veçoi 20 ligjet që i ka kthyer qeverisë aktuale. Sipas tij, ato ligje kane qene në kundërshtim me Kushtetutën. “Të më thotë mazhoranca që kur ishte në opozitë, cili është një ligj i vetëm që opozita e kundërshtoi si antikushtetues dhe unë e kam mbështetur? Mendoj që kam të drejtën të kërkoj dhe një mandat të dytë. Unë kam treguar që kam energji të punoj për vendin”, u shpreh Presidenti Bujar Nishani. Ndërsa në lidhje me reformën në drejtësi kreu i shtetit, njëherësh dhe i KLD-së tha se “askush s’më mënjanon nga obligimet e mia si President i Republikës. Reforma në Drejtësi tani i takon Parlamentit sepse vendimarrja aty është”. Nga ana tjetër, Nishani kërkoi që të sqarohen shqiptarët se çfarë po ndodh me reformën kushtetuese. Ndërsa pyetjes nëse do të rikthehet në PD pas mbarimit të mandatit, Nishani preferoi ta cilësojë si spekullim.

Aktualitet

Archives