Komisioneri Hahn të martën në Prishtinë

Komisioneri i Bashkimit Europian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn do të jetë në Prishtinë më 17 maj, në Konferencën për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit mes këtij institucioni dhe Kosovës.

Kjo konferencë ka në fokus veç tjerash, reformat ekonomike që duhet të bëj Kosova në rrugën drejt anëtarësimit në Union, përmirësimin e infrastrukturës, të konkurrencës dhe aftësive të kosovarëve në tregun e punës, njofton Klan Kosova.

ë këtë konferencë do të marrin pjesë zyrtarë të lartë të shtetit, përfshirë ministrin e Financave, Avdullah Hoti, ministren e Tregtisë dhe industrisë, Hykmete Bajrami, zyrtarë të tjerë që lidhen me këto fusha dhe ambasadorë e përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare.

Aktualitet

Archives