Lojtari i Kombëtares Shqiptare tronditet, i vdesin 2 fëmijët

Një lajm i keq vjen për lojtarin e kombëtares shqiptare, njëkohësisht dhe mesfushorit të Pescarës, Ledian Memushaj.
Mësohet se një natë më parë, Memushaj ka marrë lajmin tragjik për vdekjen e dy binjakëve.
Memushaj e merr lajmin kur ishte gati për të hyrë në fushë për të luajtur kundër Lazios.
Pasi ka marrë lajmin e rëndë, Memushaj ka kërkuar që të largohet nga klubi, për t’i qëndruar pranë bashkëshortes së tij dhe familjes, që ka humbur dy fëmijët, të cilët do të lindnin brenda pak muajsh.

Sipas Eurosport klubi i Pescara nuk ka dashur që ta bëjë publike këtë ngjarje, për të mos ngarkuar më shumë emocionalisht kapitenin e skuadrës dhe rënduar gjendjen e tij.

Pas kësaj ngjarje të rëndë, i gjithë klubi i Pescarës dhe futbolli italian i është gjetur pranë futbollistit të kombëtares së Shqipërisë.

Aktualitet

Archives