Momenti kur cigarja elektrike i shpërthen një njeriu në xhep

Një kamerë sigurie tek një qendër tregtare në Leeds të Anglisë ka regjistruar momentin kur bateria e një cigare elektrike shpërthen në xhepin e një personi që ishte duke ecur në një dyqan

Personi, i cili ka shpëtuar me lëndime të lehta, kishte në xhep cigaren e tij elektrike me disa bateri litiumi.

Sipas autoriteteve vendase, qarku i shkurtër u shkaktua kur njëra nga bateritë kishte kontakt me diçka të metaltë në xhepin e tij, si çelësat.

Po ashtu, ka mundësi që të dy bateritë të kenë shkaktuar qark të shkurtër kur janë prekur njëra me tjetrën.

Aktualitet

Archives