Incidente në ndeshjen Vllaznia-Tirana, shoqërohen 10 tifozë

Incidentet e tifozerive të Vlaznisë dhe Tiranës nuk kanë munguar sërish në stadiumin “Loro Boriçi”.

Në takimin e luajtur mesditën e kësaj të enjte në Shkodër, dy tifozeritë janë përleshur me njeri-tjetrin pas përfundimit të ndeshjes.

Tifozët kanë hedhur kapsolla në tribunë, ndërsa përplasjet kanë vijuar edhe jashtë ambienteve të stadiumit.

Incidentet e tifozerive në ndeshjen mes Vllaznisë dhe Tiranës janë rast i përsëritur pasi disa vite më parë, fusha e “Loro Boriçit” u pushtua nga tifozeritë e dy ekipeve duke sjellë edhe konfrontime të ashpra fizike, deri edhe në dhunë ndaj lojtarëve.

Aktualitet

Archives