Lirimi i Lulzim Berishës, Lu: E papranueshme, gjykata të korruptuara!

“Lirimi i Lulzim Berishës është bërë për shkaqe të panjohura. Dua t’i them gjykatave të korruptuara se ky është një vendim i papranueshëm” , ka qenë kjo deklarata e Ambasadorit amerikan, Donald Lu për lirimin nga burgu të Lulzim Berishës, i njohur si kreu i “Bandës së Durrësit”.

Duke folur në një aktivitet të mbajtur me përfaqësues të organizatave jofitimprurëse në vend, Ambasadori amerikan u shpreh ky është një vendim që duhet të na bëjë të gjithëve të indinjohemi.

Lulzim Berisha u la i lirë nga Gjykata e Apelit Durrës 4 ditë më parë. Atij i kishin mbetur ende 5 vite burg për të vuajtur, por kjo gjykatë vendosi që ta lerë në liri me kusht, pas pretendimit të avokatit të tij se është i sëmurë.

Berisha njihet si kreu i grupit të strukturuar kriminal të ashtuquajtur “Banda e Durrësit”. Ai u dënua me 25 vite burg nga Gjykata e Lartë, e cila rrëzoi burgimin e përjetshëm e dhënë nga dy gjykatat e mëposhtme për të.

Aktualitet

Archives