Përmbytjet në Shkodër – Shtohet sipërfaqja e tokave bujqësore nën ujë; rrezikohen banesa

Situata nga përmbytjet në bashkinë e Shkodrës vijon të mbetet problematike. Në një njoftim mbi situatën, Bashkia e Shkodrës njofton se për familjet e evakuuara është vënë në dispozicion konvikti “Safet Spahija”.

“Raportohet për një familje së cilës i është përmbytur banesa në afërsi të urës “Bardhaj”, ku është dërguar një grup për të vlerësuar situatën. Familjes së dëmtuar i është vënë në dispozicion sistemimi në një konvikt, por nuk ka pranuar”. Po ashtu, Bashkia njofton se është bërë inspektimi në nënstacionin elektrik të Dracinit dhe situata ka qenë normale pa probleme.

Prurjet nga Kiri ishin të mëdha nga vëzhgimi tek Ura e Bardhaj ndërsa niveli tek Ura e Bahcallëkut është normal dhe prurje të tilla nuk mund të shkaktojnë probleme në pjesët e ulët të Bashkisë. Ka patur raportim se janë bllokuar për disa minuta rrugët në disa segmente si Lagjja “Lugu Cezmë”. Si rezultat i ngritjes së nivelit të Drinit në lagjen “Ajasem” ka patur prezencë të lartë uji, (08/11/2016 07:34:38) bllokim banesash dhe depërtim uji në një banesë ku jetonte një e moshuar së bashku me nipin e saj. Është kërkuar ndihma e FNSH-së për nxjerrjen e personave të bllokuar nga banesat.

POSTRIBË
Deri në këto momente ka probleme në fshatrat Boks dhe Dragoc; mbi 10 shtëpi që i ka dëmtuar era, kemi pemë të thyera dhe disa probleme në rrugë, energjia është ndërprerë që mbrëmë.

KUÇ

Ka prezencë të lartë uji. Tokat bujqësore janë përmbytur. Uji ka kaluar mbi pritat që ekzistojnë. Rrugët janë në bllokim e sipër. Në fshatin Samrish NJ.A Dajç në lagjen Zadrimej ka prezencë të lartë uji. Uji po mbulon arat. Në Ajazëm vazhdon të rritet niveli i ujit. Mësimi është ndërprerë në fshatin Kuç të NJA Guri i Zi.

Gjendja aktuale në Dajç është:
1- Darragjati nuk ka energji elektrike që në orën 22:00
2- Është e dëmtuar argjinatura e Darragjatit në dy segmente.
3- Sipërfaqe nën ujë jane 100 ha.
4- Shkollat vazhdojnë mësimin rregullisht
5- Qendrat shëndetësore janë në punë.
6- Niveli i ujit vazhdon duke u ngritur.

Gjendja në Bërdicë është:
1. Sip. toke me prezencë uji 110 ha
2. Prezencë uji në oborret e 15 shtëpive
3. Energjia elektrike është ndërprerë në gjithë njësinë
4. Në shkolla vazhdon normalisht mësimi përveç Shkollës Berdicë e Sipërme.

Gjendja në Postribë: 08/11/2016 09:52:20
1- Mungon energjia elektrike qysh në orën 23:30
2- Kemi dëmtime të disa shtëpive nga era dhe dëmtime të një rruge, shkollat vazhdojnë mësimin normalisht.
3- Qendrat shëndetësore vazhdojnë punën normalisht
4- Në fshatin Kuç është ndërprerë mësimi.
5- Është ndërprerë energjia elektrike me kërkesën tonë
6- Afërsisht 1100 ha tokë bujqësore e përmbytur
7- Janë afërsisht 230 banesa të rrethuara me ujë
8- Po dëmtohet baza ushqimore e blegtorisë.

Në rrethina situata është si më poshtë:

Nuk ka energji elektrike në fshatin Grudë, Hot i Ri dhe Guci e Re ka dy ditë që nuk ka energji, ne Bardhaj dhe Bleran po ashtu, mësimi në shkolla vazhdon normalisht. Në shkollën Bardhaj uji ka hyrë në klasa, por mësimi vazhdon. Në shkollen “Ded Gjon Luli” në Hot të Ri, ka dëmtuar era çatinë.

Rajoni nr 5
Rruga Vllaznimi, është e permbytur dhe banesat përreth janë me oborre të përmbytura. Rezikohen 5 banesa që tu depërtojë uji.Rruga Ernesto Koçi dhe rruga “Besa e Prekali”, lagja Mark Lula, rrezikohen 30 banesa.

Rajoni nr 1
Nuk paraqet problem për momentin në banesa. Tek Shtëpia e “Mushkajës” deri tek livadhet nuk ka probleme. Infrastruktura e rënduar.

Në Nj. A. Shalë
1- Rruga Theth-Breglumi është e prishur.
2- Urat për këmbësorë janë shkatërruar.
3- Rrugët që lidhin fshatrat janë jashtë përdorimit.
4- Nuk ka energji elektrike në tre NJA; Shalë, Shosh, Pult.
5- Mësimi nuk zhvillohet se nxënësit nuk mund të lëvizin.

NJ.A Shosh.
Ura e Brashtës, Pep-Sumaj, ura këmbësore Nicaj, Ura e Palaj janë dëmtuar seriozisht.

NJA Pult.
1- Rruga e Kirit është rregulluar.
2- Janë prishur dy ura ajo e Boksit dhe e Mgullës.
3- Nuk kalohet në fshtrat Plan, Xhan, Brucaj për shkak se është bllokuar rruga.
4- Dëmtime në shkolla dhe banesa për shkak të erës së fortë.
5- Energjia elektrike është ndërprerë.

Gjendja në Anë të Malit
1- Rreth 150 ha tokë bujqësore nën uje.(80 në Muriqan).
2- Mësimi vazhdon rregullisht.
3- Qendrat shëndetësore janë në gadishmëri.
4- Nuk ka energji elektrike 75% e zonës.
5- Kanalet kulluese të hapura në gusht funksionojnë siç duhet.
6- Edhe 50 cm bllokohet rruga Obotit.
7- Nuk ka asnjë shtepi të rrezikuar.

Aktualitet

Archives