I jepet lamtumira e fundit Teodor Laços

Lamtumira e fundit shkrimtarit, skenaristit, politikanit Teodor Laço iu dha në Ministrinë e Kulturës në ndërtesën e ish Kinostudio “Shqipëria e Re”, ku shërbeu për gjashtë vite si përgjegjës i redaksisë së filmit dhe si drejtor i saj, sot institucioni që ai e drejtori si ministër gjatë viteve 1994-97.

Në hollin e Ministrisë së Kulturës ishin të shumtë bashkëpunëtorët e tij në shesh xhirim, miqtë shkrimtarë, artistë të gjinive të ndryshme, përfaqësues të politikës dhe medias për të bërë homazhe për Teodor Laçon, personaliteti që la gjurmën e tij në letërsi, kinematografi dhe politikë.

Nderimin e tij për figurën e Teodor Laços, Kryeministri Edi Rama e transmetoi përmes një kurore me lule.

Para se të largohej nga bota e të gjallëve, amaneti i lënë dy djemve, Pandit dhe Bledit ishte që trupi i tij të prehet në vendlindje, në Korçë.

Teodor Laço u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare pas problemeve shëndetësore të ditëve të fundit që e mbajtën të mbërthyer për dy javë në spital.

Aktualitet

Archives