Ministri Panariti jep alarmin per permbytje

Panariti u ka bere thirje qytetareve qe te marrin masa per te parandaluar kete gje si dhe shtoi se permbytjet ne Lezhe dhe Kurbin jane shkaktuar nga problemet e trasheguara nga mungesa e infrastruktures, pasi sipas tij hidrovoret ishin ne pune gjate gjithe kohes. “Nese i keni ndjekur permbytjet e fundit, ne Lezhe dhe Kurbin, kane qene probleme urbane te trasheguara nga mungesa e infrastruktures. Digat hidrovoret kane qene ne funksion te plote.” Ne muajin nentor do kemi reshje te sterzgjatura dhe te pergatitemi ne radhe te pare duke mbeshtetur infrastrukturen, duke mbajtur hapur kanalet dhe qe te parandalojme permbytjen.” theksoi Panariti. Permbytjet e fundit ne Lezhe dhe Kurbin kane shkaktuar deme ne 131 banesa dhe 33 biznese.

Aktualitet

Archives