Grabitet këngëtari Zef Beka, I vidhen 15 milion lekë

Disa persona janë shoqëruar nga policia sa i përket grabitjes me maska dhe armë, që ndodhi në Ishull Shëngjin. Pre e grabitjes ka rënë këngëtari i muzikës folklorike Zef Beka.

Rreth orës 01.20 të natës, 3 grabitësit kanë hyrë në banesën e tij dhe nënë kërcënimin i armëve i kanë marrë 15 milionë lekë. Përveç lekëve i kanë marrë edhe automjeti tip “Golf -5”.

Policia është njoftuar menjëherë dhe është vënë në ndjekje të makinës. Por grabitësit i kanë pikasur dhe pasi kanë hedhur mjetin në një kanal janë larguar me këmbë.

Duke përfituar nga errësira grabitësit kanë mundur të humbin gjurmët, duke marrë me vete vetëm lekët./tvklan.al

Aktualitet

Archives