Kelmendi fitoi medaljen olimpike

Majlinda Kelmendi realizoi një mrekulli të vërtetë duke fituar medaljen e artë olimpike në Olimpiadën e parw, ku Kosova u lejua të merrte pjesë. Xhudistja shqiptare u shpall kampione në peshën deri 52 kg, pasi mundi në finale italianen Odete Xhufredi me rezultatin 1-0. Kampionia e botës dhe e Europës, xhudistja numër 1 në rruzull, e përsosi përfundimisht karrierën e saj të lavdishme, duke pasur tani edhe titullin e vetëm që i mungonte. Italiania Xhufredi luftoi fort, por nuk mundi t’ia dilte nga favorites së turneut, siç ishte cilësuar Kelmendi ende pa filluar garat.
Ajo mori medaljen e artë në ceremoninë që u zhvillua për herë të parë në historinë e Olimpiadave nën himnin e Kosovës. “Jam krenare që kam arritur të tregoj se të rinjtë e Kosovës kanë mundësi të arrijnë suksese të mëdha në sport, – u shpreh Majlinda pas triumfit, – ky titull nuk është vetëm I imi, por është I përbashkët”. Kosova do të marrë pjesë në Olimpiadë edhe me 6 sportistë të tjerë, ndërsa Shqipëria me pesë.

Aktualitet

Archives