Erdoan: Tani është koha ta ngrejmë Turqinë mbi nivelin e qytetërimeve bashkëkohore

Në fjalën që mbajti në “Mitingun e Demokracisë dhe Dëshmorëve” organizuar të dielën në Yenikapi të Stambollit Presidenti Erdoan tha se tani është koha për ta ruajtur këtë frymë uniteti dhe për ta ngritur Turqinë mbi nivelin qytetërimeve bashkëkohore.

“Këtë frymë uniteti që e kemi arritur ta vlerësojmë në mënyrën më të mirë. 15 Korrikun duhet ta shndërrojmë në një gur kilometrik, në një fillim për ndërtimit të një Turqie më të përparuar”, tha Presidenti Erdoan në fjalën drejtuar rreth 5 milionë qytetarëve që kishin ardhur në Yenikapi të Stambollit për “Mitingun e Demokracisë dhe Dëshmorëve”.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në foltoren e “Mitingut të Demokracisë dhe Dëshmorëve” në Stamboll u ngjit nën shoqërimin e brohoritjes “zëri i fortë i vullnetit kombëtar”.

Fjalimin e tij presidenti turk e filloi duke “i shprehur mirënjohjen popullit që natën e 15 korrikut nuk ia dorëzuan atdheun FETO-s duke mos kursyer për këtë as jetën e tyre”. Erdoan evokoi edhe një herë me mëshirë të 240 martirët e demokracisë, për të cilët tha se “natën e 15 korrikut këta dëshmorë ishin ata e vranë vdekjen dhe kjo vdekja ata”

“Populli turk me besimin që hapi dyert e Anadollit para 1000 viteve në Malazgirt, po me atë besim veproi edhe në 15 korrik. Armiqtë që atë natë prisnin rrënimin e Turqisë e kuptuan se tani do ta kenë shumë herë më të vështirë për ta bërë një gjë të tillë”,- tha Erdoan.

Më besoni se ky imazh që po japim së bashku këtu sonte në Sheshin Yenikapi, me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, me Presidentin e Shtetit me Kryeministrin, me kryetarin e Partisë Popullore Republikane (CHP) dhe liderin e Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP) dhe me qytetarët e 81 prefekturave, me pikëpamje dhe bindje të ndryshme, se i ka pikëlluar dhe brengosur armiqtë e vendit tonë po aq sa mëngjesin e mëngjesin e 16 korrikut.”

15 korriku miqve tanë u ka treguar se ky shtet është i fuqishëm jo vetëm kundër sulmeve politike, ekonomike dhe diplomatike, por edhe ndaj sabotimeve ushtarake; ka treguar se nuk do të shembet, nuk do të dalë nga binarët”,- u shpreh Erdoan.

Të njëjtën natë armiqtë tanë të cilët ishin duke pritur që Turqia të bëhet rrafsh me tokën dhe duke fërkuar duart me këtë shpresë, ditën tjetër u zgjuan me pikëllim se prej asaj dite e tutje punët e tyre do të jenë më vështira.

Kjo pamje është shpallja e çmimit dhe e provës për ata që i kanë vënë syrin qoftë edhe një guri në atdheun tonë 1000-vjeçar. Kjo pamje është shpallje dhe provë që Turqia do të arrijë objektivat e sajë 2023. A e dini se çfarë pune kemi pas kësaj? Tashmë të kalojmë nivelin e qytetërimit bashkëkohor”,- ka theksuar Erdoan.

Tani është koha për t’u ngritur mbi nivelin qytetërimeve bashkëkohore. Me këtë pamje populli turk e vërtetoi që bashkimi dhe uniteti nuk është vetëm thjesht një parullë, e vërtetoi që e bën realitet atë nëse do të jetë e nevojshme. Ndjehem krenar për këtë”,- cilësoi presidenti.

“Në vitet 1920, kur vendi ishte i pushtuar, Ataturku kishte thënë se: ‘Populli ynë është aq i madh sa që nuk mund ta pranojë kurrë një gje të tillë (pushtimin”), tha Erdoan dhe vijoi: 96 vite pas Mustafa Qemal Ataturkut po e them edhe unë këtu po të njëjtën gjë në Sheshin Yenikapi: Ky popull nuk pranon robëri”.

Presidenti Erdoan në fjalën e tij rikujtoi se gjatë tentativës së grushtit të shtetit ishte rastisur edhe në kufomën e një gruaje, koka e të cilës ishte këputur nga trupi sepse kishte rezistuar ndaj puçistëve. Kërkesa e popullit që kërkon dënimin e vdekje të këtyre tradhtarëve do të merren në konsideratë në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM), dhe kur të vijë tek unë për dekretim, unë do të bëj atë që duhet”,- foli Erdoan në përgjigje edhe të thirrjeve që vinin nga turma e njerëzve për rivendosjen e dënimit kapital.

FTO është masha e dukshme e kërcënimit ndaj Turqisë. Të gjitha organizatat që kanë arritur të depërtojnë në institucionet e shtetit, duke filluar që nga Forcat e Armatosura e deri në gjyqësor, polici, shkolla e spitale janë të gjitha armik i popullit turk, pavarësisht se çfarë emri mbajnë ato, PKK apo DAISH, të gjitha këto organizata do ti eliminojmë duke respektuar kuadrin ligjor, nënvizoi Erdoan.

Jo vetëm ata që e kanë bërë këtë tradhti, por duhet të vlerësojmë shumë mirë edhe forcat që qëndrojnë pas atyre, motivet të cilat i çuan ata të veprojnë. Disa prej anëtarëve të organizatave terroriste presin fatin e tyre në gjykatë, disa e vuajnë dënimin me burg, ndërsa disa japin llogarinë e fundit në varrezë. I dimë shumë mirë forcat pas atyre. Kur do të vijë koha, ora do t’ua nxjerrim llogaritë përpara.”

“15 korriku nga njëra anë është një tentativë puçi e ndërmarrë nga anëtarët tradhtarë të rrjetit FETÖ të infiltruar brenda ushtrisë sonë, por kjo ngjarje është më shumë se kaq. Në të njëjtën kohë është një tentativë, që me dorën e terroristëve të veshur me uniforma ushtarake të nxirrnin në një fazë të re rezultatet e dëshiruara me aktet e armatosura të PKK-së dhe DAESH-it. Pra kjo tentativë në të njëjtën kohë është edhe një akt terrorist. Krahas këtyre veçorive 15 korriku është një tentativë pushtimi me dorën e armatosur të një force që ka tradhtuar vendin dhe popullin e vet. Sikur ky puç të kishte qenë i suksesshëm, ne e dimë shumë mirë se kujt do ti servirej në tepsi floriri kjo pozitë gjeografike, e cila prej një mijë vitesh është e jona”, ka shtuar Presidenti i Turqisë.

“Radhët në pikën ku kemi arritur janë të qarta. Në njërën anë ndodhet Republika e Turqisë me institucionet, me të gjithë partitë politike dhe me të gjitha komponentët e saj.

Ndërsa në anën tjetër ndodhen organizatat terroriste, nga të cilat njëra ndodhet brenda abuzimeve etnike, dikush tjetër brenda abuzimeve fetare, ideologjike dhe të çoroditjes së mendjes. Pas atyre qëndrojnë forca të errëta. Të gjithë ata që janë në anën e shtetit, popullit, të drejtës dhe të vërtetës sot ndodhen këtu në Yenikapı. Përshëndes nga këtu të 79 milionët që janë mbledhur në 80 provinca të vendit”,- u shpreh Erdoan.

“Këtë frymë uniteti që e kemi arritur ta vlerësojmë në mënyrën më të mirë. 15 Korrikun duhet ta shndërrojmë në një gur kilometrik, në një fillim për ndërtimit të një Turqie më të përparuar. Duke i shqyrtuar të gjitha ngjarjet problematike të historisë së afërt që kanë përgjakur ndërgjegjen dhe që kanë nxitur shumë pikëpyetje, duhet të evidentojmë mangësitë dhe gabimet tona. Duhet t’i analizojmë që nga fillimi proceset gjyqësore që i mundësuan çetës tradhtare të FETO-s të jetë aktive brenda Forcave të Armatosura Turke”,- ka vazhduar më tej Erdoan fjalimin e tij në Yenikapi.

“Pas 15 korrikut 79 milionë qytetarët e këtij vendi janë bërë një zë dhe një grusht i vetëm, edhe sot janë mbledhur në fuqinë e flamurit edhe këtu në Yenikapi dhe mitingu i sotëm i kurorëzoi rojat e demokracisë që u mbajtën që nga ajo ditë (15 korrik) e këtej”,- u shpreh Erdoan.

“Atë natë nga minaret u ngrit ezani, salaja. Të gjithë duhet ta pranojnë të vërtetën që majaja e këtij populli është e fortë. E falënderoj edhe një herë popullin tim të shenjtë. Ju faleminderit që thatë ‘Fitorja është demokracisë, sheshi i takon popullit’, e përfundoi fjalën Presidenti Erdoan.

Aktualitet

Archives