Regjimi Al Assad vrau gazetaren amerikane në Siri

Regjimi i Presidentit sirian Bashar al-Assad ka vrarë gazetaren amerikane Marie Colvin dhe kolegët e saj në Homs të Sirisë në 2012. Ky është përfundimi i arritur pas një hetimi katër vjeçar të Reporterëve pa Kufi. Familja e gazetares amerikane kishte ngritur më herët një padi kundër Qeverisë siriane, të cilën e akuzon si vrasëse të Colvin.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Reporterët pa Kufij, Christophe Deloire, deklaron se pas hetimeve është zbuluar se gazetarja Marie Colvin është vrarë nga regjimi i Presidentit sirian

Bashar al-Assad në 2012. Familja e gazetares amerikane kishte ngritur më herët një padi kundër Qeverisë siriane, të cilën e akuzon si vrasëse të Colvin.

“Dokumentet dhe dëshmitë e mbledhura gjatë hetimit katër vjeçar, tregojnë qartësisht se regjimi i Assad ishte i informuar nga një femër, se Marie Colvin dhe gazetarë të tjerë ndodheshin në një apartament në Homs dhe gjithashtu kanë përgjuar telefonat e tyre. Pas kësaj është vendosur vrasja e Marie Colvin dhe e gazetarëve të tjerë , thotë Deloire për reuters.

Colvin dhe fotoreporteri Remi Ochlik u vranë në qytetin sirian Homs në 2012 teksa po raportonin rreth konfliktit në Siri, një konflikt që zgjat prej 6 vitesh.

Colvin dhe Ochlik ishin dy prej reporterëve që kishin fituar çmime si pasojë e punës së kryer në Lindjen e Mesme, Azi dhe në zona të tjera të nxehta.

Colvin e cila kishte humbur një sy teksa punonte në Sri Lanka në vitin 2001, raportonte për britaniken “Sunday Times” në kohën kur u nda nga jeta.

Deloire deklaroi se padia ligjore dhe proçedurat e tjera do të jenë të dobishme për të luftuar krimin që prek gazetarët.

Aktualitet

Archives