Rama: Asnjë gëzim për qëndrimin e ashpër të europarlamentarëve ndaj opozitës

Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during an interview in Tirana on June 28, 2016. When Albanian Prime Minister Edi Rama wrote to the London Times about the risk of Brexit, his message was clear -- and echoed other Balkan nations desperate to join the European Union. / AFP / DIMITAR DILKOFF (Photo credit should read DIMITAR DILKOFF/AFP/Getty Images)

 “Asnjë gëzim për qëndrimin e ashpër në bllok të europarlamentarëve, kundër arratisë së opozitës parlamentare nga detyra dhe fusha e logjikës demokratike”, tha sot Kryeministri Edi Rama.

Duke komentuar qëndrimin e eurodeputetëve që vizituan Shqipërinë, lidhur me djegien e mandateve të opozitës, Rama nënvizoi se, sa keq u duket europarlamentarëve kjo shfaqje brutale dritëshkurtësie ndaj njerëzve e vendit.

“Asnjë gëzim për qëndrimin e ashpër në bllok të europarlamentarëve, kundër arratisë së opozitës parlamentare nga detyra dhe fusha e logjikës demokratike! Çfarë sikleti kur mendon se sa më keq se sa thonë u duket atyre, kjo shfaqje brutale dritëshkurtësie ndaj njerëzve e vendit”, u shpreh Rama. ata

Aktualitet

Archives