616 raste të reja dhe 10 humbje jete nga COVID-19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 3218 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 616 qytetarë.

Rastet pozitive me COVID-19, sipas MSHMS janë në këto bashki: 289 në Tiranë, 29 në Durrës, 28 në Berat, 27 në Fier, 26 në Korçë, 19 në Shkodër, 16 në Gjirokastër, nga 15 qytetarë në Elbasan, Sarandë, 14 në Vlorë, 11 në Kuçovë, nga 10 qytetarë në Kamëz, Krujë, nga 9 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Skrapar, 7 në Roskovec, nga 6 qytetarë në Lushnjë, Kolonjë, Dimal, nga 5 qytetarë në Patos, Kavajë, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Përmet, Pogradec, Peqin, nga 3 qytetarë në Himarë, Vorë, Tropojë, nga 2 qytetarë në Shijak, Libohovë, Memaliaj, Poliçan, Gramsh, nga 1 qytetar në Belsh, Devoll, Këlcyrë, Delvinë, Divjakë, Mirditë, Has, Kukës, Malësi e Madhe, Vau i Dejës.

MSHMS informon se, janë 8,380 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 10 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: 8 qytetarë nga Tirana të moshave 51-94 vjeç, 2 qytetarë nga Durrësi të moshave 76 vjeç dhe 83 vjeç.

“Po ashtu, janë shëruar 543 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 183,078 që nga fillimi i epidemisë”, bën të ditur Ministria.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

“Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Statistika (17 nëntor 2021)

Raste të reja ditore 616

Të shëruar në 24 orë 543

Të shtruar në spitale 164

Humbje jete në 24 orë 10

Testime ditore 3218

Testime totale 1,359,147

Raste pozitive 194,472

Raste të shëruara 183,078

Raste aktive 8,380

Humbje jete 3,014

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4462

Fier 761

Gjirokastër 492

Shkodër 471

Berat 447

Durrës 446

Vlorë 397

Elbasan 336

Korçë 245

Lezhë 175

Dibër 76

Kukës 72

ata

Aktualitet

Archives